Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me emërimet e bëra në postet e zëvendësministrave, nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Bajrami ka thënë se, Kurti, këto emërime s’po i bën për punë, dhe se kjo, është ‘’zhvatje e shtetit’’.
Postimi:
Qeveria është në dorëheqje
Kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat kanë kompetenca të kufizuara dhe nuk punojnë me kapacitet të plotë. E pikërisht në këtë situatë Kurti po emëron zëvendësministra.
Për çka?
Jo për punë, sepse s’ka punë, as s’ka ndonjë nevojë urgjente, po i emëron që të marrin pagë nga buxheti i shtetit, pa bërë asgjë.
Kjo është zhvatje e buxhetit – është abuzim me pozitën zyrtare.
Dhe dëmi nuk është vetëm te paratë që po shpenzohen sot. Dëmi është te standardi që LVV-ja ka vendosë: me trajtu shtetin si pronë paritiake, si mjet për me i shpërbly militantët.
Këto standarde të ulëta kanë me i kushtu shumë e gjatë këtij vendi.
Është koha të shkoni në opozitë se e keni grryer shtetin.