Ylli - Ponte, beteja për primat në Superligë - Gazeta Express
string(41) "ylli-ponte-beteja-per-primat-ne-superlige"

Ylli – Ponte, beteja për primat në Superligë

Basketboll

Moral Pozhegu

05/03/2021 16:00

Dy skuadrat më në formë të basketbollit kosovar do të përballen në mes vete në derbin e xhiros së 22-të të FIVE STAR Superligës së basketbollit

Kjo fundjavë do t’i vë përballë dy skuadrat më në formë të basketbollit kosovar.

Lexo Edhe:

Golden Eagle Ylli do ta presë Ponte Prizrenin, në derbin e xhiros së 22-të të FIVE STAR Superligës së basketbollit.

Aktualisht, të dyja ekipet prijnë në tabelë me pikë të njëjta dhe kjo do të jetë një betejë për ta marrë primatin.

Natyrisht, therandasit konsiderohen si favoritë të lehtë në këtë ndeshje.

Ndërkohë, Rahoveci llogarit në fitore në duelin që do ta ketë me Vëllaznimin në Gjakovë.

“Vreshtarët” kanë shfaqur formë të lartë këtë edicion deri tash, ndërsa Kuqezinjtë kishin formë të luhatshme.

Kjo xhiro do ta sjellë edhe derbin e moçëm Sigal Prishtina – Peja, shkruan Gazeta Express.

Verdhezinjtë paraqiten me trajnerin e ri Dragan Radovic, ndërsa së fundmi u përforcuan edhe me lojtarët A.J. Watson e Lis Shoshi.

Por, fatkeqësisht, as këtë herë kjo përballje nuk do ta ketë peshën dhe rëndësinë e dikurshme.

E sfidë interesante pritet të jetë ajo në mes të Trepçës dhe Bashkimi, dy skuadra me nivel thuajse të njëjtë.

Aktualisht, prizrenasit e zënë vendin e pestë, kurse mitrovicasit janë të gjashtit.

Katër ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të shtunën dhe të dielën. /Gazeta Express/