LDK publikon orarin e tubimeve (28 maj-4 qershor): Do të jemi në çdo komunë e pranë çdo qytetari - Gazeta Express
string(95) "ldk-publikon-orarin-e-tubimeve-28-maj-4-qershor-do-te-jemi-ne-cdo-komune-e-prane-cdo-qytetari-1"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 12:38

LDK publikon orarin e tubimeve (28 maj-4 qershor): Do të jemi në çdo komunë e pranë çdo qytetari

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 12:38

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të jetë “në çdo komunë e pranë çdo qytetari” gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit – nga 28 maji deri më 4 qershor.

“Po fillon rrugëtimi ynë i madh me qytetarët anembanë Kosovës! Nga 28 maji deri më 4 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit”, thuhet në një postim në Facebook të partisë mëtë vjetër në vend.

LDK thotë se “këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore. Janë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë. Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje”.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë. Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve👇🏻 BASHKOHU! LDK 113″.

Advertisement
Advertisement
Advertisement