Ylli i Serie A e fton tifozin për birrë, pasi e goditi me top - Gazeta Express
string(60) "ylli-i-serie-a-e-fton-tifozin-per-birre-pasi-e-goditi-me-top"

Ylli i Serie A e fton tifozin për birrë, pasi e goditi me top

Gazeta Express

19/02/2020 17:50

Ishte një gjuajtje normale gjatë nxehjes para ndeshjes me Sassuolon, ajo e sulmuesit Andreas Cornelius, por topi përfundoi në tribunën pas porte, duke goditur një tifoz që ishte duke konsumuar një gotë birrë dhe duke ia derdhur atë.

Megjithatë sulmuesi i parmës ka bërë një gjest për t’u vlerësuar ditën e sotme, pasi nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë edhe në rrjetet sociale të klubit emilian, i ka kërkuar ndjesë tifozit dhe e ka ftuar të pinë një birrë së bashku.

Lexo Edhe:

“Ky mesazh është për tifozin që e godita me top para ndeshjes me Sassuolon. Para së gjithash më vjen keq për atë që ndodhi. Sigurisht që unë do të të paguaj për birrën. Dua të të ftoj të takohemi bashkë diku dhe unë do të pi një lëng molle, ndërsa ti mund të marrësh birrën tënde”, tha sulmuesi në mesazh.