Ylli i PSG-së i ofrohet Milanit, por pengesa kryesore mbetet çmimi i tij - Gazeta Express
string(71) "ylli-i-psg-se-i-ofrohet-milanit-por-pengesa-kryesore-mbetet-cmimi-i-tij"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 19:20

Ylli i PSG-së i ofrohet Milanit, por pengesa kryesore mbetet çmimi i tij

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 19:20

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Gonçalo Ramos është ofruar te Milani nga agjenti i njohur Jorge Mendes, sipas disa raportimeve të mediave.

Klubi kuqezi nuk e ka fshehur nevojën për një qendërsulmues “të pastër”, pasi lojtarë si Santiago Gimenez dhe Niclas Füllkrugu nuk kanë sjellë karakteristikat e kërkuara nga trajneri Massimiliano Allegri.

Burime si “Sport Mediaset”, “Calciomercato” dhe gazetari i transferimeve Fabrizio Romano raportojnë se Ramosi është emri më i ri në listën e Milanit.

Mendohet se Jorge Mendes, i cili ka lidhje të forta me Milanin, e ka propozuar vetë sulmuesin portugez te klubi i “San Siros”.

24-vjeçari ka shënuar 12 gola në 41 paraqitje këtë sezon për PSG-në, por me kontratë deri në vitin 2028, ai pritet të jetë i hapur për shitje gjatë verës.

Megjithatë, çmimi i raportuar prej 30–35 milionë eurosh mund të jetë problem për Milanin, sidomos duke pasur parasysh se Paris Saint-Germaini e bleu atë nga Benfica për rreth 65 milionë euro në vitin 2024.

Sulmuesi i Portugalisë ka gjithashtu 10 gola në 24 paraqitje me kombëtaren, duke e bërë atë një opsion serioz për sulmin e Milanit nëse arrihet marrëveshja financiare./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement