Ylli i Napolit: Leo Messi më i miri në botë, por ne do ta ndalim - Gazeta Express
string(62) "ylli-i-napolit-leo-messi-me-i-miri-ne-bote-por-ne-do-ta-ndalim"

Ylli i Napolit: Leo Messi më i miri në botë, por ne do ta ndalim

Gazeta Express

06/08/2020 14:43

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas, beson se skuadra napolitane do të mundë ta ndalë yllin dhe kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, nëse mbrohet si ekip të shtunën në Ligën e Kampionëve.

Napoli udhëton drejt Barcelonës për t’u përballur të shtunën me gjigantin katalonas në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Camp Nou, pasi ndeshja e parë në Sao Paolo u përfundoi baras 1:1, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi grek shënoi gol dhe ishte heroi i Romës kur kjo e fundit e eliminoi në mënyrë të famshme Barcelonën nga kjo garë në sezonin 2017/18.

Ai ka zbuluar se Francesco Totti e ka nxitur atë për ta bërë të njëjtën gjë përsëri të shtunën.

“U takova me Tottin dhe më tha: ‘Kostas guximtari, provo përsëri’”, tha Manolas për La Repubblica.

Manolas beson se është e mundur që të ndalet superylli argjentinas këtë fundjavë.

“Messin e ndal si ekip, pa u frikësuar nga talenti i tij. Sipas mendimit tim, ai është më i miri në botë”, tha 29-vjeçari.

“Për cilësitë dhe mençurinë në futboll, ai është më i miri”, shtoi ai.

/Gazeta Express/