Dodik nuk është i mirëpritur në Potoçari: Ja çfarë i tha Qendra Memoriale e Srebrenicës - Gazeta Express
string(86) "dodik-nuk-eshte-i-mirepritur-ne-potocari-ja-cfare-i-tha-qendra-memoriale-e-srebrenices"

Dodik nuk është i mirëpritur në Potoçari: Ja çfarë i tha Qendra Memoriale e Srebrenicës

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 7:34

Ndaj njoftimit të Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës ka reaguar drejtori i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, Emir Suljagiq. Kjo pasi presidenti i entitetit të RS Milorad Dodik se “NSRS do të mbajë një seancë në Srebrenicë më 2 maj.

“Pa pasur nevojë t’i kushtojmë vëmendje përpjekjeve të Milorad Dodikut, dy maji është ditë jopune. Portat e varrezave dhe të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës do të mbyllen. Pas fyerjeve të mëdha të bëra ndaj tyre, prania e tij në varreza është fyerje për të vdekurit. Edhe në ditët e pushimit edhe ato të punës”, ka shkruar Suljagiq në rrjetin social X.

Lexo Edhe:

Në fjalën e tij, Dodik përsëri e mohoi gjenocidin dhe ndër të tjera tha se delegacioni i RS është gati të shkojë në Qendrën Përkujtimore në Potoçari për të vendosur lule dhe për të nderuar viktimat e “krimit”.

Kujtojmë se më 2 maj ishte dashur të mbahej votimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për Srebrenicën, por për shkak të harmonizimit u shty. Data e re se kur duhet të jetë rezoluta në rendin e ditës të Kuvendit do të dihet më 6 maj.