Ylli i Golden State e humb kontrollin, e godet qendrën e Phoenixit - Gazeta Express
string(65) "ylli-i-golden-state-e-humb-kontrollin-e-godet-qendren-e-phoenixit"

Basketboll

Gazeta Express

13/12/2023 9:31

Ylli i Golden State e humb kontrollin, e godet qendrën e Phoenixit

Basketboll

Gazeta Express

13/12/2023 9:31

Liga më e fortë në botë e basketbollit – NBA zakonisht na sjell spektakël dhe ekzibicione.

Por, ndonjëherë ndodhin edhe momente të dhunës.

Një e tillë u pa edhe mbrëmë në ndeshjen mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, shkruajnë mediat amerikane, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, ylli i Golden State, Draymond Green doli nga kontrolli pasi e goditi në fytyrë qendrën e Phoenixit, Jusuf Nurkiq.

Me këtë rast, Green u përjashtua nga loja në çerekun e tretë dhe ai pritet të suspendohet me disa ndeshje për këtë gjest aspak sportiv.

Nurkiq ishte duke e mbuluar kundërshtarin kur e pësoi një goditje pas së cilës përfundoi në dysheme.

Kjo nuk është hera e parë që Green shkakton probleme pasi paraprakisht këtë sezon ishte suspenduar me pesë ndeshje kur e kishte goditur me grusht Rudy Gobertin, ndërsa ishte dënuar edhe me gjoba nga NBA për thyerje të rregullave. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement