Ylli fiton, por Vëllaznimi kualifikohet në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(54) "ylli-fiton-por-vellaznimi-kualifikohet-ne-gjysmefinale"

Ylli fiton, por Vëllaznimi kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Gazeta Express

12/12/2024 22:41

Vëllaznimi është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës.

Kuqezinjtë pësuan nga Golden Eagle Ylli me rezultat 98:91 (19:20, 30:22, 22:26, 27:23), por fitorja e ndeshjes së parë me 18 pikë dallim 100:82, ishte vendimtare që të kalojnë në gjysmëfinale.

Lexo Edhe:

Therandasit u munduan që të bëjnë rikthimin e madh, por mysafirët nuk e lejuan një gjë të tillë, duke mos rrezikuar depërtimin në mesin e katër më të mirave të kësaj gare, shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

Te vendasit u dalluan Jalen Nesbitt me 19 pikë, pesë kërcime e tri asistime dhe Quade Green me 30 pikë, ndërsa te kuqezinjtë më i miri ishte Arian Azemi me 22 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime.

Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin në gjysmëfinale, derisa gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Edhe në gjysmëfinale, do të zhvillohen dy ndeshje vajtje-ardhje, ndërsa finalja e Kupës do të jetë në shkurt të vitit të ardhshëm.