Gjini: Çmimet janë totalisht jashtë kontrollit - Gazeta Express
string(45) "gjini-cmimet-jane-totalisht-jashte-kontrollit"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 22:21

Gjini: Çmimet janë totalisht jashtë kontrollit

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 22:21

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se qytetarët sot jetojnë më dobët në aspektin ekonomik, derisa tha se kriza ekonomike dhe çmimet kanë dalë jashtë kontrollit.

“Çmimet janë jashtë kontrollit në Kosovë, totalisht jashtë kontrolli. Ajo që matet si zhvillim ose si rritje ekonomike, është edhe sa blejmë me ato para. E vetmja mënyrë me i tregu dikujt a jeton më mirë a më keq, është sa blenë me të ardhurat e veta. Nuk e di që ka njeri në Kosovë sot, që nuk e dinë që sot blen më pak me të ardhurat e tij. Ku është ajo rritje ekonomike?” u shpreh Gjini.

Sipas kandidatit për kryeministër, Kosova duhet të dalë sa më parë nga kriza në mënyrë që të ndalohet edhe largimi i qytetarëve nga vendi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement