Golden Eagle Ylli është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic në çerekfinale eliminoi nikoqirët e kësaj gare, Vëllaznimin, shkruan Gazeta Express.
Përballja e luajtur sonte në palestrën sportive “Shani Nushi” përfundoi me rezultatin 76:58.
Më i dalluari në triumfin e therandasve ishte Alonzo Verge Jr, i cili shënoi 18 pikë. Ai u ndihmua nga Valon Bunjaku, që shtoi 12 sosh.
Te gjakovarët u dallua Jalen Ray me 15 pikë.
Ylli në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën, që sot eliminoi Istogun.
Përballja mes tyre do të zhvillohet të enjten. /Gazeta Express/