Mesfushori ofanziv Blerton Isufi ka vendosur të përfaqësojë Shqipëria në nivel kombëtaresh, duke e lënë pas mundësinë për të luajtur për Kosovën.
20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi për Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.
Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro.
I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë kosovare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e e të rinjve të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...