Të huajt do të paguajnë dyfish për hyrjen në një pishinë publike në komunën zvicerane - Gazeta Express
string(63) "komuna-porrentruy-e-zvicres-vendos-ti-rrise-cmimet-per-te-huajt"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 15:57

Të huajt do të paguajnë dyfish për hyrjen në një pishinë publike në komunën zvicerane

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 15:57

Komuna e Porrentruy në kantonin Jura ka vendosur që nga vera e vitit 2026 të aplikojë tarifa dyfish më të larta për personat që nuk jetojnë apo nuk punojnë në Zvicër, veçanërisht për vizitorët nga Franca, përcjell albinfo.ch.

Vendimi vjen një vit pasi autoritetet lokale ndaluan përkohësisht hyrjen e qytetarëve nga Franca në pishinën komunale, pas ankesave për sjellje problematike dhe incidente të përsëritura.

Banorët lokalë kishin akuzuar disa të rinj francezë për ngacmim të vajzave të reja, përdorim të gjuhës së papërshtatshme, larje me të brendshme dhe madje sjellje të dhunshme pas vërejtjeve nga stafi i sigurisë.

Sipas rregullave të reja, të rriturit që nuk banojnë apo punojnë në Zvicër do të paguajnë 15 franga për hyrje në pishinë, në vend të 7.50 frangave. Ndërsa për të rinjtë tarifa do të jetë 10 franga në vend të 5 frangave.

Autoritetet lokale argumentojnë se masa synon të garantojë siguri dhe qetësi për vizitorët, ndërsa vendimi ka nxitur reagime dhe debat në opinionin publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement