Yamal imiton Shaqirin duke vendosur flamujt e dy shteteve në atletet e tij   - Gazeta Express
string(74) "yamal-imiton-shaqirin-duke-vendosur-flamujt-e-dy-shteteve-ne-atletet-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 9:59

Yamal imiton Shaqirin duke vendosur flamujt e dy shteteve në atletet e tij  

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 9:59

Lamine Yamal po luan Botërorin e tij të parë me Spanjën, por në këpucët e tij mban flamujt e dy shteteve të tjera, duke bërë një gjest që kujton futbollistin kosovar Xherdan Shaqiri, i cili ishte ndër të parët që e bëri të famshëm këtë simbolikë në futboll.

Ylli i Barcelonës u aktivizua si titullar në ndeshjen e rëndësishme të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, pas paraqitjes së shkurtër në barazimin 0-0 kundër Cape Verdes.

Yamal, i cili ishte pjesë e suksesit të Spanjës në Euro 2024, po zhvillon paraqitjen e tij të 27-të me “La Roja”. Megjithatë, edhe pse përfaqëson Spanjën, ai nuk e ka harruar prejardhjen familjare.

Në këpucët e tij Adidas F50, Yamal mban flamujt e Guinesë Ekuatoriale dhe Marokut. Nëna e tij ka lindur në Guinenë Ekuatoriale, ndërsa babai i tij është nga Maroku, vendi që arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022.

Maroku kishte tentuar ta bindte Yamalin që të luante për ta, por futbollisti kishte bërë të ditur se ndihej spanjoll dhe zgjodhi të përfaqësonte Spanjën në arenën ndërkombëtare.

Ky gjest është parë si një mënyrë për të nderuar rrënjët e tij, njësoj siç kishte bërë më herët Xherdan Shaqiri, i cili gjatë karrierës së tij me Zvicrën ka mbajtur në këpucë flamujt që lidhen me identitetin dhe prejardhjen e tij, duke pasur në njërën atlete flamurin e Zvicrës dhe në tjetrën flamurin e Kosovës.

Yamal u pa sërish me këta flamuj gjatë nxehjes para ndeshjes në Atlanta, duke treguar se, edhe pse luan për Spanjën, trashëgimia familjare mbetet pjesë e rëndësishme e identitetit të tij. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement