Beckham i dërgon mesazh Brooklynit - Gazeta Express
string(34) "beckham-i-dergon-mesazh-brooklynit"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 10:59

Beckham i dërgon mesazh Brooklynit

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 10:59

David Beckham ka bërë një gjest publik ndaj djalit të tij, Brooklyn Beckham, vetëm pak ditë pasi ky i fundit u shfaq në një reklamë të diskutueshme të Kupës së Botës që u interpretua nga shumë si një thumbim ndaj familjes së tij.

Marrëdhëniet mes Brooklynit dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, janë përfolur prej muajsh. Në janar, Brooklyn publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku akuzoi prindërit se kishin tentuar të dëmtonin marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz. Që atëherë, ai është distancuar nga familja dhe raportohet se ka bllokuar prindërit dhe vëllezërit e motrën në rrjetet sociale.

Megjithatë, me rastin e Ditës së Baballarëve në Mbretërinë e Bashkuar, Beckham publikoi një mesazh emocional në Instagram. Fillimisht ai falënderoi babanë e tij, Ted Beckham, ndërsa më pas iu drejtua fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

“Të qenit baba është puna më e rëndësishme e jetës sime. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit Victoria që më ke dhuruar këtë familje të mrekullueshme”, shkroi Beckham, duke publikuar disa fotografi familjare ku përfshihej edhe Brooklyni.

Ndërkohë, vëllezërit e Brooklynit, Cruz dhe Romeo, i uruan publikisht Ditën e Baballarëve ish-kapitenit të Anglisë, ndërsa Brooklyni nuk publikoi asnjë mesazh për të atin.

Postimi i Beckhamit vjen pak ditë pasi Brooklyni u shfaq në një reklamë promovuese për Kupën e Botës. Në videon promocionale, ai shfaqet duke thënë: “Ndoshta po pyesni pse po e ndjek Kupën e Botës 2026 nga shtëpia… është një histori e gjatë”, përpara se të hidhte biletat e Botërorit mbi një tavolinë.

Reklama u interpretua nga shumë ndjekës si një referencë ndaj përçarjes së tij me familjen Beckham. Sipas raportimeve, Brooklyni përfitoi rreth 1 milion dollarë nga pjesëmarrja në këtë fushatë publicitare.

Burime pranë familjes kanë kritikuar reklamën, duke e cilësuar të papërshtatshme për shkak të situatës së ndjeshme familjare. Sipas tyre, përdorimi i një konflikti privat si pjesë e marketingut është zhgënjyes, veçanërisht kur familja vazhdon të vuajë pasojat e përçarjes.

Pavarësisht tensioneve, mesazhi i fundit i David Beckhamit është parë nga shumë si një përpjekje për të afruar sërish djalin e tij dhe për të hapur derën drejt pajtimit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement