Xiaomi Store po hapet ne Kosovë - befasi të shumta dhe çmime fantastike - Gazeta Express
string(69) "xiaomi-store-po-hapet-ne-kosove-befasi-te-shumta-dhe-cmime-fantastike"

Lajme

Gazeta Express

29/10/2022 10:50

Xiaomi Store po hapet ne Kosovë – befasi të shumta dhe çmime fantastike

Lajme

Gazeta Express

29/10/2022 10:50

Pritjes po i vjen fundi. Dyqani zyrtar i Xiaomit do të hapet përfundimisht në Kosovë për të gjithë adhuruesit e teknologjisë.

Dita e shtunë, data 05.11.2022 – duhet të jetë e rezervuar për një ngjarje të madhe në botën e teknologjisë.

Lexo Edhe:

Të gjithë adhuruesit e telefonave, laptopëve, orëve të mençura dhe paisjeve smart tani do ta kenë një vend ideal për t’u pajisur me teknologji të avancuar dhe origjinale.

Bëhet fjalë për hapjen e madhe të Xiaomi Store apo dyqanit të parë zyrtar të Xiaomit në Kosovë.

Hapja pritet të bëhet nga ora 10:00 në qendrën tregtare Albi Mall, hyrja B.

Kjo nuk është e tëra, pasi në hapje do të ketë shumë befasi dhe çmime fantastike.

Xiaomi pritet t’i ketë plot 600 produkte me super-oferta.

Përveç kësaj, tre klientët e parë do të kenë mundësi të blejnë pajisje teknologjike për nga vetëm pak cent.

Klienti i parë do mund ta blejë telefonin për 1 cent, klienti i dytë një skuter elektrik për 2 cent dhe i treti një orë të mençur për 3 cent.

DOKU!

Artikull i sponzorizuar