Xhudoja kosovare në mbështetje të Ukrainës - Gazeta Express
string(42) "xhudoja-kosovare-ne-mbeshtetje-te-ukraines"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/02/2022 13:51

Xhudoja kosovare në mbështetje të Ukrainës

Sporte tjera

Gazeta Express

24/02/2022 13:51

Ukraina po merr mbështetje nga të gjitha anët, pasi u sulmua sot ushtarakisht nga Rusia.

E në mbështetje të popullit ukrainas ka dalë edhe Federata e Xhudos së Kosovës, nga sporti më i suksesshëm i vendit tonë.

Kjo Federatë e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shpreh përkrahjen për ukrainasit.

“Federata e xhudos e Kosovës sot është me Ukrainën, është me xhudisten, Kampionën Botërore 2018-2019 Daria Bilodid! Në foto Kampionia jonë Olimpike Majlinda Kelmendi dhe ukrainasja Daria Bilodid”, shkruan FXHK-ja.

Sportistë të shumtë në mbarë botën i kanë dalë sot në krahë Ukrainës, e cila është viktimë e një lufte që sapo ka nisur, por që nuk dihet se kur do të përfundojë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement