Xavi: Ndiej se na u bë e padrejtë, ishim më të mirë se Reali - Gazeta Express
string(58) "xavi-ndiej-se-na-u-be-e-padrejte-ishim-me-te-mire-se-reali"

Xavi: Ndiej se na u bë e padrejtë, ishim më të mirë se Reali

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 9:19

Rasti i golit fantazmë në El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës e ka rikthyer temën e mungesës së pabesueshme të teknologjisë së linjës së portës në Spanjë.

Trajneri Xavi Hernandez pas humbjes së Barçës nga “Los Blancos” theksoi se ndien se skuadrës së tij iu bë e padrejtë dhe insiston se “Blaugrana” ishin më të mirë se vendësit në “Santiago Bernabeu”.

Lexo Edhe:

“Me lojën që e bëmë, gjëja normale ishte të fitonim. Duhet të jemi krenarë me mënyrën se si kemi luajtur, mbi të gjitha në pjesën e dytë. E kemi kontrolluar mirë lojën dhe i merituam tri pikë. Humbën për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë. Është i njëjti film i lojës së parë, e cila e vendosi kampionatin”, deklaroi Xavi pas lojës, të cilën e fitoi Reali me rezultat 3:2.

Ai foli edhe për referimin në ndeshjen e mbrëmshme, shkruan “Gazeta Express”.

“Të gjithë e panë. Mund të më dënojnë, por pamjet janë atje. Mund vetëm ta analizoj lojën, ishim më të mirë se Real Madridi. Na kushtuan detajet, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin gjendemi. Merituam të fitonim”, vazhdoi Xavi.

Ter Stegen theksoi që është mëkat që nuk ekziston teknologjia e linjës së portës.

“Po, jam totalisht dakord. Është mëkat. Mbrëmë më pyetën për referimin dhe thash se shpresoj që do të kalojë i pavërejtur dhe që do të bënte vetëm drejtësi. Por, shkoi kështu dhe është mëkat. Nëse duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet ta implementojmë teknologjinë”, nënvizoi Xavi.

Çka i shkon në mendje për momentin legjendës së Barçës?

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja kontradiktore: jam krenar me skuadrën, por ekzistojnë disa situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ishim më të mirë se Real Madridi, tre pikë na u mohuan shkaku i rrethanave të pafavorshme”, përfundoi Xavi. /Gazeta Express/