Xavi flet për të ardhmen, Realin dhe titullin - Gazeta Express
string(44) "xavi-flet-per-te-ardhmen-realin-dhe-titullin"

Xavi flet për të ardhmen, Realin dhe titullin

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 15:08

Xavi Hernandez është ankuar prapë mbrëmë në referim pas El Clasicos, të cilën Barcelona e humbi me rezultat 2:3 nga Real Madridi.

Ndërkohë, trajneri katalunas u pyet në konferencë për shtyp edhe për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit dhe qëndrimin eventual në “Camp Nou”, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Nuk është momenti të flas për këtë punë. Më duhet të mendoj për ndeshjen e ardhshme. Mungojnë edhe gjashtë ndeshje dhe mund të ndodhin shumë gjëra”, deklaroi fillimisht legjenda e Barcelonës.

Ndërkohë, Xavi tha se ekipi i tij ishte më i mirë në ndeshjen e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu”, ndërsa u pyet nëse Reali e meriton titullin e kampionit në La Liga në këtë edicion.

“Më duhet t’i uroj ata. E kanë humbur vetëm një ndeshje, një sezon i jashtëzakonshëm. Por, sensacioni im është se në këtë ndeshje kishte padrejtësi maksimale”, u shpreh tutje trajneri i Barcelonës, e cila ka mbetur 11 pikë prapa “Los Blancos”, me shumë pak gjasa për ta mbrojtur titullin e kampionit të Spanjës. /Gazeta Express/