Woods rikthehet në shtëpi pas aksidentit të frikshëm - Gazeta Express
string(52) "woods-rikthehet-ne-shtepi-pas-aksidentit-te-frikshem"

Woods rikthehet në shtëpi pas aksidentit të frikshëm

Sporte tjera

Gazeta Express

17/03/2021 12:15

Tiger Woods është rikthyer në shtëpinë e vet, ku do të vazhdojë ta rimarrë veten nga aksidenti i tmerrshëm me makinë që shkaktoi lëndime të rënda në shkurt.

Legjenda e golfit, 45 vjeç, u desh të operohej pasi pësoi thyerje në të dy këmbët dhe e copëtoi nyjën e këmbës në aksident, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fituesi i 15 titujve të kampionit në golf u dërgua në spitalin Cedar-Siani për t’u operua më 27 shkurt.

Gati një muaj më vonë, Woods shkroi sot në Twitter: “Jam i lumtur t’ju njoftoj se jam rikthyer në shtëpi për ta vazhduar riaftësimin”.

“Jam shumë mirënjohës për përkrahjen e madhe dhe kurajën që e kam marrë në disa javët e fundit. Do ta rimarr veten në shtëpi dhe do të punoj për t’u forcuar çdo ditë”, shtoi ai.

Woods, i cili në kohën e aksidentit po e rimerrte veten nga operacioni në shtëpi, u gjet në vendin e ngjarjes pandjenja dhe me fytyrë dhe mjekër të mbuluar në gjak.

Hetimet e para në këtë aksident kanë zbuluar se ai nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës dhe se gjumi apo shpërqendrimi ka mundësi të kenë qenë shkaktar të aksidentit të tij. /Gazeta Express/