Kurti i ndan 2 milionë euro për t'i mbështetur linjat e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë mërgimtarët - Gazeta Express
string(100) "kurti-i-ndan-2-milione-euro-per-ti-mbeshtetur-linjat-e-aeroplaneve-me-te-cilet-udhetojne-mergimtaret"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 22:37

Kurti i ndan 2 milionë euro për t’i mbështetur linjat e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë mërgimtarët

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 22:37

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në këtë mbledhje gjithashtu, janë ndarë mjete buxhetore për subjektet kërkuese, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës, si në vijim:

“Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 8,000.00€ (tetë mijë euro), për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës;

Për subjektin kërkues “Kosova Global Talent Center”, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 70,876.79€ (shtatëdhjetë mijë e tetëqindeshtatëdhjetegjashtë euro e shtatëdhjetenëntë cent), për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026;

Për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,5000€ (tremijë e pesëqind euro) për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit. Aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement