Whyte para rimeçit me Povetkin të shtunën: Ai ma tha të vërtetën brutale - Gazeta Express
string(71) "whyte-para-rimecit-me-povetkin-te-shtunen-ai-ka-tha-te-verteten-brutale"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2021 10:10

Whyte para rimeçit me Povetkin të shtunën: Ai ma tha të vërtetën brutale

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2021 10:10

Dillian Whyte këmbëngul se Alexander Povetkin e kishte pranuar sesa keq ishte lënduar gjatë meçit të parë mes tyre.

Whyte e rrëzoi dy herë Povetkinin në rundin e katërt dhe mendoi se rivali i tij ishte i mposhtur tashmë, por edhe pse buzë greminës, boksieri rus u rikthye dhe e nokautoi britanikun në rundin e pestë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rimeçi mes tyre në kategorinë e rëndë do të zhvillohet të shtunën në Gjibraltar dhe Whyte ka fituar optimizëm nga rrëfimi i sinqertë i Povetkinit vitin e kaluar.

“Unë e di sa shumë e lëndova atë për shkak të asaj që ma tha ai mua pas meçit”, tha Whyte për Sky Sports.

“Ai nuk flet anglisht por ai erdhi te unë dhe më tha: ‘Ti je shumë më i mirë seç mendoja, ti je shumë i fortë, shumë i mirë’. Atij nuk i shkoi mendja se unë do ta aktivizoja klauzolën për rimeç në atë kohë”, tregoi ai.

Whyte kishte pritur plot 1.000 ditë për ta pasur një mundësi për të luftuar për titull në kategorinë e rëndë në WBC, por shpresat e tij u shuan kur Povetkin e nokautoi në një rikthim të paharrueshëm. /Gazeta Express/