Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në ambasadën amerikane ka takuar veteranë shqiptarë e amerikanë, për të cilët tha se kanë shërbyer në Irak e Afganistan, ndërsa tani shërbejnë në ambasadën e SHBA’së në Tiranë.
Ai tha se është gjithmonë nder të takosh “veteranët që me guxim vihen në rrezik për sigurinë tonë të përbashkët”.
“Sot pata mundësinë të takoj dhe të bisedoj me veteranë amerikanë dhe shqiptarë të operacioneve të NATO-s në Irak dhe Afganistan, të cilët tani shërbejnë me krenari në ambasadën amerikane në Tiranë. Qoftë si luftëtarë apo duke punuar në vijat e para të diplomacisë, ne ndajmë një përkushtim për paqen përmes forcës”.
Always an honor to meet the veterans who bravely serve in harm’s way for our collective security. Today, I got to connect with American and Albanian veterans of NATO operations in Iraq and Afghanistan, now proudly serving at the U.S. Embassy in Tirana. Whether as warfighters or… pic.twitter.com/FUbzV0b2It
— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) April 24, 2026