Testamenti i Qosjes, Latifi citon Gibonin: Për popullin ritualet fetare janë të vërteta, për filozofët janë të rreme - Gazeta Express
string(113) "testamenti-i-qosjes-latifi-citon-gibonin-per-popullin-ritualet-fetare-jane-te-verteta-per-filozofet-jane-te-rreme"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 16:26

Testamenti i Qosjes, Latifi citon Gibonin: Për popullin ritualet fetare janë të vërteta, për filozofët janë të rreme

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 16:26

Profesori universitar dhe filozofi, Blerim Latifi, ka shkruar për letrën e Rexhep Qosjes në të cilën kishte lënë porosi të varrosej pa rituale fetare e pa prani zyrtare.

Latifi thotë se Qosja zgjodhi të varroset si filozof, meqë e di se rituali fetar është thjeshtë një konstrukt njerëzor dhe jo një e vërtetë transcendente.

“Rexhep Qosja zgjodhi të treten për varrimin e tij, duke i qëndru besnik një linje mendimi, e cila, siç na tregon Edward Gibon në veprën e tij monumentale “Ngritja dhe rënia e Perandorisë Romake”, që nga lashtësia i dallonte të diturit nga populli i thjeshtë dhe politikanët: Për popullin ritualet fetare janë të vërteta; për filozofët janë të rreme; për politikanët janë të dobishme”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

 Një njeri i rëndësishëm publik, në një shoqëri, mund të varroset në disa mënyra:

ose duke iu përshtatur bindjeve të njerëzve të zakonshëm, për të cilët ritualet fetare shprehin një realitet hyjnor;

ose duke iu përshtatur logjikës së politikës, e cila edhe nga një ritual varrimi kërkon përfitim simbolik e publik;

ose si filozof, i cili e di se rituali fetar është thjesht një konstrukt njerëzor dhe jo një e vërtetë transcendente.

Rexhep Qosja zgjodhi të treten për varrimin e tij, duke i qëndru besnik një linje mendimi, e cila, siç na tregon Edëard Gibon në veprën e tij monumentale “Ngritja dhe rënia e Perandorisë Romake”, që nga lashtësia i dallonte të diturit nga populli i thjeshtë dhe politikanët: Për popullin ritualet fetare janë të vërteta; për filozofët janë të rreme; për politikanët janë të dobishme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement