Washington Post shkruan për ëndrrën e përmbushur të Kiana Kryeziut - Gazeta Express
string(66) "washington-post-shkruan-per-endrren-e-permbushur-te-kiana-kryeziut"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2022 11:50

Washington Post shkruan për ëndrrën e përmbushur të Kiana Kryeziut

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2022 11:50

Gazeta e përditshme amerikane Washington Post ia ka kushtuar një shkrim skitares së re kosovare, Kiana Kryeziut, e cila u bë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore.

Kryeziu e siguri pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërorë Pekini 2022 pas garës kualifikuese në Itali në fillim të janarit, duke u bërë gruaja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Dimërore, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo do të garojë në sllallom të madh në garën me ski në Pekin. Lojërat Olimpike Dimërore nisin më 4 shkurt.

Në një shkrim për ëndrrën e 17-vjeçares, Washington post shkruan: “Garimi në sllallomin e madh në Lojërat Olimpike në Pekin do të jetë një hap i madh për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj Kosovën”.

Ndërsa Kryeziu është cituar të këtë thënë: “Vërtet nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët. Ishte njëra prej synimeve të mia më të mëdha. Ishte njëra prej ëndrrave të mia dhe tani është përmbushur.”

Kosova do të përfaqësohet nga ky skitarë në këto lojëra.

Albin Tahiri, i cili bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut, në Pekin 2022 do të garojë në katër disiplina të garës me ski./Gazeta Express/