Rico Verhoeven ka kërkuar një revansh ndaj kampionit të unifikuar të botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, si dhe një kërkimfalje nga zyrtarët pas ndërprerjes kontroverse të meçit në Egjipt të shtunën.
Holandezi e vuri në vështirësi Usykun për periudha të gjata të luftës dhe ishte pranë një prej befasisë më të madhe në boks, para se të rrëzohej në raundin e 11-të.
Më pas, meçi u ndërpre pas një serie goditjesh në fund, ndërsa pamjet e përsëritura sugjeruan se kambana për përfundimin e raundit mund të kishte rënë tashmë.
“Dua vetëm një kërkimfalje. Çfarë tjetër mund të bëjmë? Nuk mund të kërkoj asgjë tjetër”, tha 37-vjeçari për BBC Sport.
Verhoeven tregoi se ekipi i tij kishte paraqitur ankesë në World Boxing Council mëngjesin e ditës pasuese.
“Gabimet mund të ndodhin sepse të gjithë jemi njerëz dhe kjo është në rregull”, shtoi ai. “Por ajo që kërkoj është vetëm: ‘Po, na vjen keq djema, kjo mund të kishte shkuar ndryshe – është diçka që duhet ta shqyrtojmë dhe shpresojmë që të mos ndodhë në të ardhmen’.
“Kjo është e gjitha dhe pastaj të vazhdojmë prej aty dhe të arrijmë te revanshi.”
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...