VV në mandatin e ri - Pesë diga të reja për siguri ujore dhe zhvillim ekonomik - Gazeta Express
string(76) "vv-ne-mandatin-e-ri-pese-diga-te-reja-per-siguri-ujore-dhe-zhvillim-ekonomik"

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/06/2026 19:58

VV në mandatin e ri – Pesë diga të reja për siguri ujore dhe zhvillim ekonomik

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/06/2026 19:58

Në mandatin e ri qeverisës Kryeministri Kurti është zotuar se do të nisë ndërtimi i pesë digave të reja, me qëllim garantimin e sigurisë afatgjatë të furnizimit me ujë në Kosovë.

Këta rezervuarë do të shërbejnë për ujë të pijes, ujitje dhe nevoja industriale, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe në menaxhimin më të qëndrueshëm të resurseve ujore.

Rezervuarët që do të ndërtohen janë:

• Rezervuari i Poshtëm i Firajës

• Rezervuari i Pollatës

• Rezervuari i Kuçicës

• Rezervuari i Dragaçinës

• Rezervuari i Desivojcës

Njëkohësisht, për katër rezervuarë të tjerë janë duke u përgatitur studimet fillestare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përfshirë ndërtimin e digave të reja në zotimet e saj programore, si pjesë e strategjisë për siguri ujore, mbështetje për bujqësinë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement