Vuçiq lobon për vota kundër rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë: Do të ishte një sukses heroik që të kemi shumë abstenime - Gazeta Express
string(123) "vuciq-lobon-per-vota-kunder-rezolutes-per-gjenocidin-ne-srebrenice-do-te-ishte-nje-sukses-heroik-qe-te-kemi-shume-abstenime"

Vuçiq lobon për vota kundër rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë: Do të ishte një sukses heroik që të kemi shumë abstenime

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 12:46

Presidenti Aleksandar Vuçiq me çdo kusht po mundohet që rezoluta për Gjenocidin në Srebrenicë të mos votohet.

Ai ka pranuar hapur dhe po lobon që të ketë më shumë vota kundër sesa pro kësaj projekt-rezolute të OKB-së.

Lexo Edhe:

 “Është e rëndësishme që të kemi më shumë abstenime dhe vota kundër sesa pro, kjo do të ishte një sukses politik heroik”, tha Vuçiq.

Sipas tij, qëndrimi i Serbisë në lidhje me rezolutën është “jashtëzakonisht i vështirë” dhe kur shtete të caktuara binden për korrektësinë e qëndrimit të Serbisë, atëherë “të mëdhenjtë fillojnë të kërcënojnë dhe bëjnë presion”, pas së cilës ato vende vendosin të abstenojnë.

Vuçiq tha se 84 vende afrikane dhe vende të grupit të Amerikës Latine dhe Karaibeve kanë të drejtën e votës në OKB dhe në Nju Jork u takua me më shumë se gjysmën e përfaqësuesve të atyre vendeve.

“Këto janë kontinente dhe kombe jashtëzakonisht të rëndësishme për ne, ata janë gjithmonë miqësorë ndaj nesh, ndjejnë shqetësimin e Serbisë dhe prandaj tregojnë rezerva për gjithçka”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka pretenduar se vendet e mëdha po u bëjnë presion atyre që morën vendimin për të votuar kundër projekt-rezolutës për Gjenocidit të Srebrenicës.