Vritet në një klub nate kampioni i tetëfishtë botëror - Gazeta Express
string(53) "vritet-ne-nje-klub-nate-kampioni-i-tetefishte-boteror"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2022 10:54

Vritet në një klub nate kampioni i tetëfishtë botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2022 10:54

Njëri prej sportistëve më të mëdhenj në histori të Jiu Jitsu, Leandro Lo, është qëlluar në kokë në një klub nate në Sao Paolo.

33 vjeçari dyshohet se u vra nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, dhe që tash është në arratisje, njofton policia braziliane.

Lexo Edhe:

Lo është dërguar në spital, ku u deklarua se truri i tij kishte vdekur pas disa orësh, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ishte njëri prej sportistëve më të suksesshëm i të gjitha kohëve në Jiu Jitsu, duke e fituar titullin e kampionit të botës plot tetë herë në pesë kategori të ndryshme, një rekord absolut.

Sipas policisë, të përcjella nga mediat lokale, Lo, emri i plotë i së cilit është Leandro Lo Pereira do Nascimento, iu afrua oficerit të policisë, ndërsa po dilte nga Clube Sirio.

Dëshmitarët thanë se oficeri i policisë fillimisht filloi të bënte gjeste kërcënuese me një shishe qelqi në tavolinë.

Më pas, Lo e ndaloi dhe i tha të largohej.

Menjëherë, vrasësi e nxori revolen dhe e qëlloi atë në kokë.

Policia është vënë në kërkim të vrasësit, i cili për momentin gjendet në arrati. /Gazeta Express/