Tifogrupi i FC Prishtinës, “Plisat” kanë reaguar pas vrasjes së sotme që ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Aty i vdekur mbeti Agron Hajdari – i njohur si “Radulla”.
Përmes një postimi në Facebook, “Plisat” kanë shprehur ngushëllime për anëtarin e tyre.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.
Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.
Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.
Pusho i qetë Goni! ULTRAS NEVER DIE