Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit në SHBA - Gazeta Express
string(54) "vritet-ish-basketbollisti-i-golden-eagle-yllit-ne-shba"

Basketboll

Gazeta Express

14/07/2026 16:42

Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit në SHBA

Basketboll

Gazeta Express

14/07/2026 16:42

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, u vra gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.

Basketbollisti profesionist Kinu Rochford ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare pas një incidenti të rëndë në Harlem të Nju Jorkut.

Lojtari u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë një turneu basketbolli në fushën “Kingdome” në Lenox Avenue.

Sipas policisë, Rochford u dërgua në spitalin “Mount Sinai Morningside”, ku u shpall i vdekur.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti mes tij dhe një personi tjetër./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement