Vrasje e vetëvrasje në Prishtinë, deklarohet Policia - Gazeta Express
string(51) "vrasje-e-vetevrasje-ne-prishtine-deklarohet-policia"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2021 10:08

Vrasje e vetëvrasje në Prishtinë, deklarohet Policia

Lajme

Gazeta Express

14/03/2021 10:08

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Burri ka vrarë gruan, më pas veten.

Lexo Edhe:

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.

Vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /Express/