Vrasja në Breg të Diellit, prokuroria thotë se në vendngjarje e nxorën edhe njësinë K9 për gjurmimin e të dyshuarit - Gazeta Express
string(115) "vrasja-ne-breg-te-1diellit-prokuroria-thote-se-ne-vendngjarje-e-nxoren-edhe-njesine-k9-per-gjurmimin-e-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 10:54

Vrasja në Breg të Diellit, prokuroria thotë se në vendngjarje e nxorën edhe njësinë K9 për gjurmimin e të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 10:54

Një vrasje e rëndë ndodhi dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën personi me inicialet A.H.

Në një njoftim, Prokuroria sot tha se menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokuroria shtoi se në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar edhe sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë për obduksion.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve intensive hetimore dhe operative me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement