Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi që dyshohet për keqpërdorim të kartelave të bankës - Gazeta Express
string(104) "policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-nje-personi-qe-dyshohet-per-keqperdorim-te-kartelave-te-bankes"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 11:47

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi që dyshohet për keqpërdorim të kartelave të bankës

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 11:47

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi, duke kërkuar ndihmen e qytetarëve për identifikimin e tij.

Policia, ka bërë të ditur se i dyshuari, kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]

Advertisement
Advertisement
Advertisement