Vrasja e policit në Lezhë, rindërtohet skena/ Sapo ndaloi pranë një mjeti të dyshuar, u qëllua me armë në zemër - Gazeta Express
string(108) "vrasja-e-policit-ne-lezhe-rindertohet-skena-sapo-ndaloi-prane-nje-mjeti-te-dyshuar-u-qellua-me-arme-ne-zemer"

Vrasja e policit në Lezhë, rindërtohet skena/ Sapo ndaloi pranë një mjeti të dyshuar, u qëllua me armë në zemër

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 12:46

Rindërtohet skena e krimit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme në zonën e Kune-Vainit në Lezhë, ku u vra me armë zjarri në krye të detyrës një oficer i krimeve, baba i dy fëmijëve të mitur.

Referuar burimeve nga grupi hetimor është bërë e mundur rindërtimit i skenës së vrasjes së efektivit 44-vjeçar, i cili ishte duke patrulluar me një grup efektivësh kur u qëllua për vdekje.

Lexo Edhe:

Mësohet se gjatë patrullimit të policisë, është konstatuar një mjet i ndaluar. Oficeri Saimir Hoxha është ulur për të shkuar pranë automjetit dhe për të bërë verifikimin e personit.

Sapo i është afruar, 21-vjeçari Aldo Rama ka qëlluar me armë duke e plagosur. Plumbi e ka kapur në zemër efektivin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.