U vra teksa po kontrollonte për drogë, ky është polici që u vra në Lezhë - Gazeta Express
string(71) "u-vra-teksa-po-kontrollonte-per-droge-ky-eshte-polici-qe-u-vra-ne-lezhe"

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 11:46

U vra teksa po kontrollonte për drogë, ky është polici që u vra në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 11:46

Ky është Saimir Hoxha, efektivi i policisë, i cili u vra sot në Ishull-Lezhë, teksa ishte në krye të detyrës. 

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë, ku efektivi është qëlluar gjatë një kontrolli në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Lexo Edhe:

Policia ka bërë me dije se 44-vjeçari është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Tashmë po punohet për kapjen e autorit.

Në vendin e ngjarjes në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.