Oficeri i krimeve u vra nga trafikantët, Policia e Lezhës: Autori me precedent penalë, u largua me makinë nga vendngjarja - Gazeta Express
string(118) "oficeri-i-krimeve-u-vra-nga-trafikantet-policia-e-lezhes-autori-me-precedent-penale-u-largua-me-makine-nga-vendngjarja"

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 11:58

Oficeri i krimeve u vra nga trafikantët, Policia e Lezhës: Autori me precedent penalë, u largua me makinë nga vendngjarja

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 11:58

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimeve Saimir Hoxha në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Aldo Rama, 21 vjeç i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.

Për kapjen e tij në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Lexo Edhe:

Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.