Vrasja e Naim Zyberit, gjyqtari i çështjes së të dënuarit përjetë Arben Grori jep dorëheqjen - Gazeta Express
string(91) "vrasja-e-naim-zyberit-gjyqtari-i-ceshtjes-se-te-denuarit-perjete-arben-grori-jep-doreheqjen"

Vrasja e Naim Zyberit, gjyqtari i çështjes së të dënuarit përjetë Arben Grori jep dorëheqjen

Gazeta Express

02/06/2020 9:36

Dorëhiqet një tjetër gjyqtar nga dosja e të burgosurit përjetë Arben Grori.

Bëhet fjalëpër gjyqtarin Ardian Kalia. Bëhet me dije se Kalia ka dhënë dorëheqjen nga çështja e papajtueshmërisë.

Lexo Edhe:

Kjo kërkesë e tij pritet të miratohet ose jo nga kryetari i gjykatës.

Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.

Kujtojmë se së bashku me Arben Grorin kur kanë qëlluar për vdekje kuksianin e njohur Zyberi në vitin 1998 në Itali, ka qenë edhe Gert Gjenerali.

Gjenerali u lirua pas 19 vitesh burg në 15 shkurt të 2019, pas përfitoi ulje nga dënimi i përjetshëm.

Arben Grori ka kërkuar rishikim të vendimit dënim me burg përjetë, por deri më tani të gjtihë gjyqtarët janë dorëhequr dhe ende s’e kanë shqyrtuar kërkesën e tij.