Vranësirat shpërndahen, sot intervale më të gjata me diell - Gazeta Express
string(57) "vranesirat-shperndahen-sot-intervale-me-te-gjata-me-diell"

Vranësirat shpërndahen, sot intervale më të gjata me diell

Lajme

Gazeta Express

14/02/2024 7:36

Vransirat shpërndahen ditën e mërkurë. Intervale me diell pasdite.

Shtrirja e fushave të presionit më të rritur mbi rajon, pritet të shpërndajë vransirat ditën e mërkurë mbi vend, së pari nga Dukagjini e ditën edhe në pjesë tjera, duke hapur qiellin më intervale më të gjata dielli, njofton Prishtina Weather.

Lexo Edhe:

Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 4C, ndërsa ato maksimale paksa më të ulëta, shkojnë deri në 8C e 10C. Do të fryjë erë e ftohtë veriore, mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s.

Nga dita e enjtë do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Mëngjeset me ngrica, me temperatura minimale deri në -4C, mirëpo gjatë ditës temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 10C e 13C. Më shumë vransira mund të shtrihen ditën e diel mbi vend, me mundësi edhe për riga lokale shiu.