Vranësira dhe intervale me diell, moti për sot - Gazeta Express
string(45) "vranesira-dhe-intervale-me-diell-moti-per-sot"

Vranësira dhe intervale me diell, moti për sot

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 7:19

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h!

Lexo Edhe:

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.