Vozitësi shqiptar Zendeli detyrohet të tërhiqet nga Formula 2, për shkaqe financiare - Gazeta Express
string(83) "vozitesi-shqiptar-zendeli-detyrohet-te-terhiqet-nga-formula-2-per-shkaqe-financiare"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2021 14:31

Vozitësi shqiptar Zendeli detyrohet të tërhiqet nga Formula 2, për shkaqe financiare

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2021 14:31

Lirim Zendeli ka njoftuar se është tërhequr nga Formula 2 për shkak se mungesës së përkrahjes financiare për ta vazhduar garimin në këtë sport, si pasojë e ndikimit të pandemisë së Covid-19.

Zendeli, i lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kishte debutuar këtë sezon në Formula 2 – kategorinë e dytë të garës me formula – për ekipin MP Motosport, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 “Fatkeqësisht, kam një lajm pikëllues. Po largohem para kohës. Nuk do të jem në gjendje të vazhdoj në Formula 2 më, për arsye financiare. Pandemia ma ka zvogëluar edhe më shumë buxhetin edhe ashtu të vogël”, shkroi Zendeli në Twitter.

Zendeli – i cili fitoi pikë në pesë gara në sezonin e tij debutues, 11 në përgjithësi – ka thënë se do të bëjë përpjekje të mëdha për t’u kthyer në pistën e formulës sa më parë.

“Jam krenar që pata mundësinë të garoj në Formula 2, duke e ditur se vij nga një familje normale në aspektin financiar. Ta kuptoj se më duhet të tërhiqem është shumë e vështirë, por do të bëjë gjithçka për ta gjetur një mundësi për t’u kthyer në pistë sa më shpejt”, shtoi ai.

Ulësen e Zenelit në formulën me numrin 12 do ta zërë Clement Novalak për garat e ardhshme.

Zendeli është vozitësi i katërt i Formula 2 që detyrohet të tërhiqet për shkak të telasheve financiare këtë vit, pas Matteo Nannini, Gianluca Petecof dhe David Beckmann. /Gazeta Express/