Vozitën automjete pa regjistrim, gjobiten me nga 200 euro disa shoferë - Policia tregon si i identifikoi - Gazeta Express
string(101) "voziten-automjete-pa-regjistrim-gjobiten-me-nga-200-euro-disa-shofere-policia-tregon-si-i-identifikoi"

Vozitën automjete pa regjistrim, gjobiten me nga 200 euro disa shoferë – Policia tregon si i identifikoi

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 9:59

Policia e Kosovës ka gjobitur disa shoferë me nga 200 euro meqë kanë drejtuar mjete të paregjistruara më tepër se 30 ditë, raporton Express.

Këta shoferë janë identifikuar përmes Njësisë Mobile me Pajisje Inteligjente.

Lexo Edhe:

“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 € si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim.