Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka lëshuar kritika të reja ndaj Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar bisedimeve me Uashingtonin për prodhimin vendas të raketave antibalistike.
Sipas Zelenskyt, negociatat me SHBA-në nuk kanë shënuar progres prej një kohe të gjatë.
“Po përpiqemi ta përshpejtojmë këtë projekt në Europë, pra prodhimin e sistemeve tona antibalistike në kontinent dhe në sasi të mjaftueshme”, deklaroi ai.
Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se Ukraina vijon komunikimet me Shtetet e Bashkuara për mënyrat se si Uashingtoni mund ta ndihmojë Kievin, duke theksuar se për udhëheqjen amerikane “kjo është jetike”. /Panorama
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...