Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara.
Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se me rastin e festës së Kurban Bajramit, që këtë vit shënohet më 27.5.2026, therja e Kurbanit lejohet vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në ëeb faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/download/regjistri-i-depove-te-aprovuara-per-therjen-e-thundrakeve/.
“Me qellim të ruajtjes se shëndetit publik, respektimit të ligjit. Nga të gjithë pa përjashtim kërkojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e destinuara për therje dhe të cilat kanë aprovim nga shteti. Therja jashtë këtyre objekteve, përben shkelje ligjore dhe mund të rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Lëvizja e kafshëve pa dokumente shoqëruese, shitblerja apo therja në vende publike nuk do të tolerohet, mekanizmat e shtetit do të veprojnë.
Thertoret përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes nga veterinari zyrtar. Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural se bashku me AUV-së ju urojnë festen e ‘’Kurban Bajramit’’. Festoni sigurt dhe shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë./KP
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...