Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE - Gazeta Express
string(125) "vogel-pa-e-cuar-statutin-e-asociacionit-ne-kushtetuese-nuk-mendoj-se-do-te-kete-perparim-drejt-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 10:39

Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 10:39

Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby Vogel, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Kosova “vështirë se mund të ec para” në anëtarësim në Këshillin e Evropës pa e miratuar dhe dërguar draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri prej vendeve të QUINT-it ta shtyjë votimin në Këshillin e Evropës.

Lexo Edhe:

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë Vogel.