Vjedhje si nëpër filma, të armatosur futen në bankë në pikë të ditës - Gazeta Express
string(67) "vjedhje-si-neper-filma-te-armatosur-futen-ne-banke-ne-pike-te-dites"

Vjedhje si nëpër filma, të armatosur futen në bankë në pikë të ditës

Gazeta Express

17/01/2020 13:40

Një vjedhje e armatosur mëngjesin e sotëm ka ndodhur në ekspoziturën e NLB Banka në “Gjorqe Petrov”. Klientët që kanë qenë të pranishëm dhe të punësuarit në ekspoziturë janë në gjendje të mirë.

Siç kumtuan nga Banka, momentalisht përfaqësues të tyre janë në kontakt të përhershëm me klientët dhe të punësuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në ekspoziturë, duke vendosur sigurinë dhe shëndetin e tyre në plan të parë.

Lexo Edhe:

Paralelisht, informojnë nga Banka, bashkëpunohet me organet kompetente për zgjidhje të shpejtë dhe efikase të rastit, si dhe vërtetim i vlerës nga dëmi i bërë. mb/