Vizat për serbët e Kosovës, Çollaku: Vendim krejtësisht i panevojshëm dhe i paarsyeshëm - Gazeta Express
string(85) "vizat-per-serbet-e-kosoves-collaku-vendim-krejtesisht-i-panevojshem-dhe-i-paarsyeshem"

Vizat për serbët e Kosovës, Çollaku: Vendim krejtësisht i panevojshëm dhe i paarsyeshëm

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 7:30

sh-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës.

Ai u shpreh se ky është një vendim i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe siç u shpreh ai, cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Është një vendim krejtësisht i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe mbi të gjitha që cenon në mënyrë të drejtpërdrejt në një formë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, sepse dihet, poseduesit e pasaportës janë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe vetëm organet kompetente të përcaktuara me kushtetutë dhe me ligje nga ana e Republikës së Kosovës kanë të drejt të pajisen me pasaporta përkatëse për udhëtim”, është shprehur ai në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.