Vinicius ankohet për vapën në Amerikë: Topi ndalet shpejt në fushë - Gazeta Express
string(65) "vinicius-ankohet-per-vapen-ne-amerike-topi-ndalet-shpejt-ne-fushe"

Sport

Gazeta Express

14/06/2026 8:47

Vinicius ankohet për vapën në Amerikë: Topi ndalet shpejt në fushë

Sport

Gazeta Express

14/06/2026 8:47

Ylli i Brazilit, Vinicius Junior, ka folur për vështirësitë që lojtarët po hasin në Kupën e Botës 2026 për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të fushës në New York/New Jersey.

Pas barazimit 1-1 ndaj Marokut në ndeshjen hapëse të Grupit C, sulmuesi brazilian theksoi se vapa e madhe po ndikon ndjeshëm në ritmin e lojës.

Sipas tij, bari thahet shumë shpejt gjatë ndeshjeve, duke bërë që topi ta humbasë shpejtësinë dhe të lëvizë më ngadalë se zakonisht, përcjell “Gazeta Express”.

“Është shumë nxehtë. Fusha thahet shpejt dhe topi bëhet më statik, gjë që e vështirëson qarkullimin e lojës”, u shpreh Vinicius pas ndeshjes.

Kushtet klimatike në stadiumin MetLife kanë qenë një nga temat më të diskutuara gjatë ditëve të para të turneut.

Sulmuesi i Real Madridit ishte protagonisti kryesor i Brazilit në sfidën ndaj Marokut, duke e realizuar golin e barazimit në minutën e 32-të me një goditje spektakolare.

Megjithatë, ai e pranoi se skuadra duhet të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme.

Edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk u shfaq plotësisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit, duke theksuar se Brazili ishte nervoz dhe i paekuilibruar në pjesën e parë, ndërsa kërkoi më shumë intensitet dhe kontroll të lojës në vazhdim të turneut.

Brazili do të përballet me Haitin në ndeshjen e dytë të Grupit C, ndërsa synon ta sigurojë fitoren e parë në Botërorin 2026 pas hapit fals ndaj Marokut. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement