Calhanoglu i tregon arsyet e humbjes së Turqisë nga Australia - Gazeta Express
string(61) "calhanoglu-i-tregon-arsyet-e-humbjes-se-turqise-nga-australia"

Sport

Gazeta Express

14/06/2026 10:03

Calhanoglu i tregon arsyet e humbjes së Turqisë nga Australia

Sport

Gazeta Express

14/06/2026 10:03

Kapiteni i Turqisë, Hakan Calhanoglu e ka analizuar humbjen 0:2 nga Australia në ndeshjen hapëse të Grupit D të Kupës së Botës 2026, duke e pranuar se skuadra e tij nuk arriti ta përballonte lojën direkte të kundërshtarit.

Mesfushori turk theksoi se Australia e ndërtoi suksesin e saj mbi topat e gjatë dhe kundërsulmet e shpejta, elementë që sipas tij krijuan shumë vështirësi për skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Montella.

“Ata luajtën me shumë topa të gjatë dhe i kërkuan vazhdimisht kundërsulmet. Ne kontrolluam lojën në shumë momente, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim rastet tona dhe u ndëshkuam nga mënyra se si luajtën ata”, deklaroi Calhanoglu pas ndeshjes.

Turqia e nisi takimin si favorite dhe pati më shumë posedim të topit, por Australia u tregua shumë efikase.

Nestory Irankunda e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Connor Metcalfe e vulosi fitoren me golin e dytë në pjesën e dytë.

Calhanoglu e pranoi se rezultati është zhgënjyes, por insistoi se skuadra nuk duhet ta humbasë besimin në vetvete.

Sipas tij, turneu sapo ka nisur dhe Turqia ka ende mundësi për t’u rikuperuar në ndeshjet e ardhshme.

“Duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të reagojmë menjëherë. Kemi cilësi dhe duhet ta tregojmë këtë në ndeshjen e radhës”, shtoi kapiteni turk.

Pas kësaj disfate, Turqia mbetet pa pikë në Grupin D dhe do të jetë nën presion për të marrë rezultat pozitiv në sfidën e ardhshme ndaj Paraguait, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në fazën eliminatore të Botërorit 2026. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement