Video/ Lumi Ishëm del nga shtrati, tokat përreth kthehen në liqen nga përmbytja - Gazeta Express
string(77) "video-lumi-ishem-del-nga-shtrati-tokat-perreth-kthehen-ne-liqen-nga-permbytja"

Video/ Lumi Ishëm del nga shtrati, tokat përreth kthehen në liqen nga përmbytja

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 13:59

Fshati Murqinë i komunës së Bubqit ndodhet nën pushtetin e ujit, pasi lumi i Ishmit ka dalë nga shtrati nga reshjet masive të shiut.

Kamerat e News 24 kanë treguar nga afër situatën alarmante nga përmbytjet. Gazetari Skëndaj tha se rreth 15 shtëpi dhe mbi 100 hektarë tokë ndodhen të rrethuara nga uji, ndërsa janë evakuuar disa familje.

Lexo Edhe:

Banorët janë shprehur se uji ka pësuar rritje orët e fundit me rreth 20 centimetra, duke përmbytur sërish rrugën e fshatit, ndërsa në disa vende uji i lumit vjen me intensitet të lartë.